Çmimet e benzinave dhe dizelit mbeten të njëjta, lirohet çmimi i vajit ekstra të lehtë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,64% në raport me vendimin e datës 15.9.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 17.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 90,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,473 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,905 %, te nafta ka ulje për 2,001 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 3,383 % dhe te mazuti ka ulje për 0,870% .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,213%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.9.2022.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share