”Çmimi i garantuar”: Inspektorati mbyll markete tjera – nuk respektuan vendimin!

BIRRA, UJI DHE LËNGJET ME ÇMIME MË TË ULËTA

Pijet freskuese, uji i gazuar dhe jo i gazuar si dhe birrat duhet të shiten me ulje të çmimeve prej 10% deri 30% pas vendimit të Qeverisë njofton Klan M. Por si është në realitet dhe a e kanë ndjerë është në xhepin e tyre i pyetëm qytetarët.

”Hiq nuk ka, tani sa mora i njejti çmim është, pijet alkoolike pak kan ulje por si duket asgjë nuk ka ndryshuar” – tha një qytetar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Nuk preken çmimet nga shtrejtimi, nuk e arrinë as pensioni as rrogat, ulje të çmimeve nuk ka” – tha një qytetar.

”E vërejmë ndryshimin, por edhe sipas muhabeteve në familje një lehtsim i vogël është sepse tani vjen edhe dimri, ndoshta duhet edhe tjera prokdukte por edhe kjo nuk është keq, mendoj që edhe në praktikë po zbatohet sepse shofim disa markete janë mbyllur” – thotë një qytetar.

Për mos respektimin e masave të Qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve bazë janë dënuar disa markete. Mbrëmë u mbyllën edhe pesë markete edhe atë në katër qytete. Për këtë informoi drjetori i Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski.

“Janë gjobitur dhe mbyllur pesë markete në Kavadar, Gostivar, Kumanovë dhe Tetovë. Nuk do të bëjmë asnjë kompromis apo përzgjedhje kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve. Nuk do të lejoj askënd që të manipulojë dhe mashtrojë qytetarët. Të gjithë duhet të respektojnë ligjet dhe vendimet e Qeverisë” – deklaroi Goran Trajkovski, drejtor i Inspektoratit të Tregut.

Ndryshe, Qeveria u publikua një listë prej 500 produkte në 25 kategori, për të cilat tregjet u detyruan të ulnin çmimin me të paktën 10%. Për ata të cilët nuk respektojnë masën e qeverisë përveç gjobave, parashikohet edhe mbyllja e marketeve. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share