Claudia Schiffer kujton rininë me fotot verore

Claudia Schiffer është kthyer pas në kohe dhe ka kujtuar kulmin e famës përmes fotove të reja në rrjetet sociale. Supermodelja ndau disa foto ku pozon para aparatit fotografik me bikini të bardha në dizajne të ndryshme.

Postimi mori mijëra komente dhe pëlqime në të cilën ndjekësit ju referuan epokës së artë të viteve 90’ në të cilën bukuroshja gjermane ishte në faqet e para të kopertinave në mbarë botën.

Në fillimet e karrierës, modelja u krahasua me Brigitte Bardot dhe me kalimin e viteve u shndërrua në një ikonë të modelingut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ky postim i saj vjen pas publikimit të fotove nga pushimet në shtetin grek. Edhe vitin e kaluar modelja e njohur zgjodhi shtetin fqinj si destinacionin e pushimeve verore.

Këtë herë Schiffer shoqërohej nga një mikeshë e ngushtë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share