Cili është qëllimi kryesor i festës së Kurban Bajramit? flet hoxhë Shaban Tahiri

Hoxhë Shaban Tahiri në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni tha se feja islame ka për qëllim të ndihmohen të varfërit, atë që e ke ta ndash me të tjerët.

“Gjitha festat janë të ndërlidhura me ndihmë ndaj të tjerëve pra jo vetëm unë të gzohem por ta ndaj festën me të tjerët, shikoni vitin e ri festojnë e mbushin masën por nuk ju intereson për tjerët a kanë a jo, kurse feja islame është ndryshe nuk na mëson kështu thotë ti e ke mbush për vete ndaje edhe me tjerët, jo rastësisht Kurbani pritet menjëher pasi vihet prej xhamie sepse atëher fillon festa e Bajramit dhe pasi e pret e ndan me tjerët që edhe ai të gëzohet si ti” – tha hoxhë Shaban Tahiri. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share