Cilat janë përfitimet shëndetësore të magnezit?

Magnezi është mineral thelbësor që trupi juaj nuk e prodhon, që do të thotë se ju duhet ta merrni atë përmes dietës suaj.

Magnezi është i nevojshëm për funksione të rëndësishme trupore, duke përfshirë rregullimin e sheqerit në gjak, kontraktimin e muskujve, funksionimin e nervave dhe ruajtjen e presionit të gjakut, ndër të tjera, shkruan Health.com.

Edhe pse magnezi gjendet në një shumëllojshmëri ushqimesh, si fasulet, perimet dhe farat, dietat e shumicës së njerëzve janë shumë të ulëta në magnez, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.

Suplementet e magnezit ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak, përmirësimin e cilësisë së gjumit, zvogëlon stresin dhe të përmirëson simptomat e ankthit dhe depresionit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share