Cilat janë kushtet e BDI-së për VMRO-në?

I ftuar në Klan Debat, Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka folur rreth diskutimeve të fundit në skenën politike në vend e me theks të veçantë për kërkesat e VMRO-së për shumicë qeveritare pa BDI-në brenda.

Ahmeti theksoi se BDI nuk ka kushte të veçanta për këto kërkesa, por sipas tij, BDI do të jetë e gatshme të mbështesë një qeveri pa ata brenda, por vetëm nëse para krijimi të kësaj shumice votohen ndryshimet kushtetuese.

“Pasi të formohet ajo qeveri iu ngel atyre që të vendosin nëse do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme apo do e shfrytëzojnë të gjithë mandatin që mbetet në dispozicion për të operuar kjo qeveri, d.m.th. deri në korrik. Kjo u ngelet atyre të vendosin”, tha mes tjerash faton Ahmeti në klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share