Charles III shpallet zyrtarisht mbret, ceremonia shfaqet për herë të parë në televizion

CEREMONIA PËR HERË TË PARË EMETOHET DREJTPËRDREJTË

Charles III është shpallur mbret në një ceremoni në Pallatin St James.

Këshilli i Aderimit, i përbërë nga politikanë të lartë, gjyqtarë dhe zyrtarë, e shpalli atë monark. Është hera e parë që ceremonia historike transmetohet në televizion.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nëpunësi i Këshillit Private Richard Tilbrook e shpalli Charlesin “Mbret, kreu i Komonuelthit, mbrojtës i besimit”. Rreth 200 njerëz u mblodhën në dhomë të gjithë një zëri u shprehën “Zot ruaj Mbretin”.

Charles III bëri homazhe mbretëreshës së ndjerë përpara se të betohej gjatë ceremonisë. Princi Ëilliam, mbretëresha Camilla, si dhe qindra personalitete, përfshirë ish-kryeministra si Boris Johnson, Theresa May, David Cameron, Gordon Broën, Tony Blair dhe John Major ishin të pranishëm.

”Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e që më kanë kaluar tani. Me marrjen e këtyre përgjegjësive, unë do të përpiqem të ndjek shembullin frymëzues që më është dhënë në mbështetjen e qeverisë kushtetuese dhe të kërkoj paqen, harmoninë dhe prosperitetin e popujve të këtyre ishujve, të mbretërive dhe territoreve të Komonuelthit në mbarë botën . Si për këtë mbretëri dhe për familjen më të gjerë të kombeve, nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatje dhe në përkushtim” – deklaroi Mbreti Charles.

Charles u bë mbret menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Pasi ai mori zyrtarisht titullin mbret një ceremoni jashtë Pallatit St James u zhvillua për nder të tij.

Flamujt që u ulën në zi për mbretëreshën e ndjerë dhe do të valviten të plotë në për një kohë të shkurtër. Banda mbretërore e shoqëroi të gjithë ceremoninë me tingujt e saj.

Ndërkaq u bënë edhe përshëndetje me armë pas zyrtarizimit të tij. Trupat qëlluan 41 armë në Hyde Park dhe 62 armë në Kullën e Londrës për të shënuar pranimin e Mbretit.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: KLAN NEËS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share