DASH: Marrëveshja Kosovë-Serbi zhbllokon të ardhmen evropiane

Departamenti Amerikan: Dialogu mekanizëm për normalizimin e marrëdhënieve

Marrëveshja Kosovë- Serbi për reciprocitetin është një mundësi e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Kështu e ka konsideruar Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili në një reagim për gazetën ‘Express’, shton se kjo marrëveshje do të zhbllokojë të ardhmen evropiane mes dy vende.

Departamenti Amerikan i Shtetit: Ne besojmë se dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova të arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet. Përderisa dialogu ka atë fokus strategjik, ai gjithashtu është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Marrëveshja Kosovë- Serbi është përshëndetur edhe nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhely.

“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkruan Varhely.

Pas një hezitimi të gjatë Serbia ka pranuar të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës, ndërkohë që Prishtina zyrtare ka pranuar që të mos lëshojë më karta identiteti për qytetarët që posedojnë dokumente të tilla të Serbisë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share