Prezantohet zyrtarisht maskota e Euro 2024

Maskota zyrtare e UEFA EURO 2024 është pagëzuar me emrin Albärt , pas një votimi nga përdoruesit e uefa.com dhe nxënësit e shkollave në të gjithë Evropën, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në shkolla” .

Bärnardo, Bärnheart dhe Herzi von Bär ishin gjithashtu logo konkurruese deri në përzgjedhjen përfundimtare. Në fund, Albart fitoi me 32 për qind të votave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Maskota iu prezantua tifozëve gjermanë për herë të parë përpara ndeshjes ndërkombëtare të kombëtares gjermane kundër Kolumbisë më 20 qershor në AufSchalke Arena. Albärt bëri debutimin e tij po atë mëngjes në një shkollë fillore në Gelsenkirchen për t’i emocionuar fëmijët në të gjithë Evropën për futbollin dhe vlerat e tij.

“Si baba, e di se sa e rëndësishme është të stimulosh imagjinatën e fëmijëve”, tha drejtori i turneut të UEFA EURO 2024, Philipp Lahm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share