Champions: Sot mësohen dy ekipet e para çerekfinaliste

Liga e kampionëve gara më prestigjoze evropiane e futbollit në nivel të klubeve, rikthehet sonte me dy ndeshje mjaftë interesante nga të cilat edhe do të mësohen dy ekipet para çerekfinaliste.

Kampioni i Portugalisë Benfika do të ballafaqohet me Club Brugge në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në “Estádio da Luz” në LIsbon. Vendasit e fituan ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe janë shumë afër kalimit në fazën tjetër. DRejtësinë do të ndaj refer inga Turqia Halil Umut Meler.

Sfidë jashtëzakonisht interesante do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, aty ku Chelsea e pret Borussia Dortmundin. Ballafaqimi i parë i zhvilluar në Gjermani përfundoi me fitoren e gjermanëve me rezultat minimal 1-0, andaj gjithçka është e hapur sa i përket skuadrës që do të vazhdoj tutje. Këtë sfidë do ta drejtoj arbitri Danny Desmond Makkelie nga Holanda.

Të dy ndeshjet e sotme fillojnë nga ora 21:00.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share