Champions League premton të tjera emocione

Inter Bayern më pranë raundit tjetër, Ancelotti shpreson te forma e Bellingham

Edhe e mërkura premton surpriza dhe spektakël në Champions League. Nënkampionët e kompeticionit, Interi luan në transfertën delikate të Salzburgut. Një përballje tepër e ndërlikuar për zikaltërit, ku duhet të ruajnë trendin e fitoreve radhazi në Ligën e Kampionëve për të hipotekuar edhe kualifikimin më tej. Skuadra e Inzaghit numëron 7 pikë, kundrejt 3 të austriakëve. Me interes edhe sfida tjetër, mes Real Sociedad dhe Benfikës. Fitorja e mundshme ndaj Bragës do të përkthehej në kualifikim për Real Madrid. Spanjollët kanë fituar tre takimet e para dhe ndaj portugezëve nuk pritet ta kenë aspak të vështirë. Jude Bellingham ka shënuar në të tre përballjet e para. Trajneri Carlo Ancelotti shpreson që anglezi të bëj të njëjtën gjë.

“Belingam ka AND-në e Real Madrid, është luftëtar dhe fitues. Në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje, e vetmja gjë për të cilën interesohet është të konkurrojë dhe të fitojë. Jemi shumnë të lumtur që kemi lojtar si ai. Ndoshta është ndër nënshkrimet që kanë pasur një ndikim më të madh në sezonet e fundit.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas fitores në klasiken me Dortmund, Bayern Munich pret Gallatasarajn në një 90 minutësh që vendos kundër njëra-tjetrës dy vendet e para në grupin A. Gjermanët janë absolut në këtë fushatë me tre fitore në po kaq sfida, ndërsa përforcimet në merkaton e verës pritet të japin frytet e duhura tek turqit që besojnë te kalimi më tej. Në takimin tjetër të këtij grupi, Kopenhagen mat forcat me Manchester United. Në takimet e tjera spikasin Arsenal-Sevija, Lens-PSV dhe Napoli-Union Berlin.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share