Sipas analistit Albert Musliu, ka ekzistuar mundësia që Bujar Osmani të vazhdojë edhe për një mandat 6 mujor të jetë në krye të OSBE-së, mirëpo siç thotë ai në Klan Debat, arritja e kompromisit me Maltën është zgjidhje e suksesshme diplomatike. Për këtë zgjidhje, Musliu thotë se Bujar Osmani ka meritat e tij.
“Mendoj se kjo ka qenë shqetësimi më i madh i Osmanit. Kjo organizatë mundeshte që sot një javë të mbyllet. Domethënë ka arritur që ta sjellë edhe votën e Rusisë dhe Bjellorusisë në tavolinë, të gjejë një kompromis me Maltën”, theksoi analisti Musliu./KlanMacedonia