Çfarë moti na pret sot?

Moti paradite do të jetë shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira to vogla. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -15 deri në -5, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë.

Në Shkup me diell dhe ftohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në -8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 3 gradë.

DPHM bën me dije se periudha e motit të qëndrueshëm dhe të ftohtë do të vazhdojë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale. Të dielën do të ketë rritje të vranësirave me kushte të dobëta bore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share