Çështja “McGonigal”, Kryeministri Rama: Aktakuza nuk flet fare për korrupsionin e askujt. Flet për mashtrim dhe për mosdeklarim

Në studion e emisionit “Opinion”, ku këtë të enjte ishte i ftuar edhe kryedemokrati Sali Berisha, gazetari Blendi Fevziu lexoi reagimin më të fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen “McGonigal”. Kreu i qeverisë është shprehur se aktakuza nuk flet për korrupsion të askujt, as të vetë Charles McGonigal, por për mosdeklarim borxhi e takimesh dhe mashtrimesh të ish-zyrtarit të FBI-së.

Blendi Fevziu: Reagim Rama prapë zoti Berisha. Thotë: Aktakuza nuk thotë asgjë lidhur me implikimin tim jo e jo, por korruptiv po ashtu jo. Aktakuza nuk flet fare për asnjë lloj korrupsioni të askujt, as të atij vetë. Flet për mashtrim, për mosdeklarim, nuk flet fare për korrupsion as për vetë atë njëherë. Përmendet emri im për arsyen e thjeshtë që ai dhe unë jemi takuar. Besoj se kjo lidhet me faktin se në fund fare rasti është përkufizuar si një rast mosdeklarimi borxhi dhe mashtrimi dhe mosdeklarimi takimesh, jo me mua, por me të gjithë ata që ka takuar në Ballkan. Se nuk vinte enkas të rrinte në Shqipëri e të ikte në Amerikë. Vinte në Shqipëri, shkonte në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë. Ishte puna e tij.

Ky reagim i Ramës u komentua nga Berisha. Ai u shpreh se në aktakuzën që është publikuar në Uashington Post, emri i kryeministrit përmendet 14 herë. Sipas Berishës, ato që ka nxjerrë prokurori në SHBA janë vetëm maja e ajsbergut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sali Berisha: Problemi është se emri i tij dhe jo i të birit të Mugabes citohet 14 herë në aktakuzë.

Blendi Fevziu: Akuza kryesore është Deripaska. Shiheni…

Sali Berisha: Jo. Jo.

Blendi Fevziu: Edhe kongresmenët janë fokusuar tek Deripaska.

Sali Berisha: Blendi akuza e publikuar siç është në Uashington Post është me 60 faqe. Ajo aktakuzë e publikuar në Uashington Post ka të bëjë vetëm me zyrën e Uashintonit. Në atë aktakuzë emri i Edi Ramës dhe jo i djalit të Mugabes citohet 14 herë dhe jo vetëm kaq. Në aktakuzë thuhet se nga zyra e Kryeministrit shqiptar u mor kjo porosi, u morën këto informacione dhe nga njeriu i kryeministrit shqiptar, oficeri i shërbimeve inteligjente u paguan 225 mijë Dollarë. Se çfarë thonë këta të garantoj një gjë. Që FBI e cila ka që në vitin 2019 që heton çdo gjë, di çdo gjë për këtë. Ato që ka nxjerrë prokurori aty, ato janë vetëm maja e ajsbergut./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share