Përfundon pa marrëveshje takimi për dinarin në Bruksel

Takimi Kosovë – Serbi në Bruksel ka rezultuar pa marrëveshje. Bisedimet për dinarin serb pritet të vazhdojnë më 4 prill në Bruksel. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë për çështjen e dinarit serb.

Sërish pa ndonjë rezultat konkret ka përfunduar në Bruksel takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në nivel kryenegociatorësh.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë për çështjen e dinarit serb.

Grafika Besnik Bislimi- Kryenegociator i Kosovës

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne tentuam të afroheshim, por si duket ka nevojë për një takim shtesë, ndoshta Lajçak do të ofrojë që ai të mbahet javën e ardhshme

Ai nuk dha detaje por tha se në takime kanë diskutuar për dy propozime.

Grafika Besnik Bislimi- Kryenegociator i Kosovës

Ne jemi në kërkim të një zgjidhje praktike që nuk ka asgjë simbolikë, por e ka qytetarin në fokus kryesor, por unë kisha dashur që të mos dëmtohen negociatat duke nxjerrë detaje nga propozimet e të dyja palëve

E kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar palën kosovare se nuk ka treguar “fare vullnet politik” për të arritur marrëveshje.

“Mjafton të them se nga pala tjetër nuk ka pasur asnjë mund që ajo letër të mund të quhej propozim që shkon në drejtim të një marrëveshje kompromisi. E kjo është ajo që më brengos shumë. Nuk e di në cilin drejtim po shkon dialogu. Më brengos e ardhmja e popullit serb në Kosovë e M, kur e sheh se pala tjetër s’ka vullnet politik për të arritur deri te një zgjidhje

Pala kosovare dhe ajo serbe u takuan të hënën në Bruksel si vazhdim I takimit të javës së kaluar ku u pajtuan dhe të premten dërguan propozimet e tyre për cështjen e dinarit për ti diskutuar më pas në këtë takim./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share