Momenti kur 30-vjeçarja bie me makinë në lumë bashkë me fëmijën (VIDEO)

Këto janë pamjet kur makina që drejtohej nga Klaudja Xhaferrajt, 30 vjeç dhe pasagjer ishte djali i saj 6 vjeç bie në lumin Osum në Berat. Për pasojë ata humbën jetën në aksidentin tragjik.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”. Siç duket në këto pamje, pasi 30-vjeçarja ka humbur kontrollin, makina është përplasur me kufizimet metalike të urës dhe ka përfunduar në lumë.

Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj. Policia vijon të mbajë të rrethuar zonën dhe po kryhen këqyrjet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Videon e plotë në Youtube mund ta shikoni duke klikuar KËTU

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share