Çështja ”Beleri” shkon në Bruksel

DO TE NGRIHET NE KESHILLIN E MINISTRAVE, MINISTRI DENDIAS KERKON LIRIMIN E MENJEHERSHEM TE TIJ NGA BURGU

Athina zyrtare kërkoi lirimin e menjëhershëm të kryetarit të Himarës Fredi Beleri nga burgu. Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendisa paralajmëroi ngritjen e çështjes në Këshillin e Ministrave të BE-së dhe kërkoi seriozitet nga pala shqiptare për të shmangur një krizë në marrëdhëniet dypalëshe.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias përsëriti thirrjen ndaj autoriteteve shqiptare për lirimin kryetarit të sapozgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke folur për televizionin Star, Dendias shtoi se në këtë mënyrë Greqia dhe Shqipëria do të mbeten “miq të mirë” dhe shpresoi për transparencë të plotë nga pala shqiptare për trajtimin me ndjenjën e seriozitetit të krizës që mund të krijojë kjo çështje në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Ne as nuk po shtyjmë e as po bërtasim. Ne duam miqësi, por jo për çdo çmim”, theksoi ai. Dendias bëri të ditur gjithashtu se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut.

“Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos e ngrihet. Të ndalosh një kandidat për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe ta mbash në paraburgim pasi të jetë zgjedhur nuk është normale… Pse e ndalojnë? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalimin e zgjatur të tij? Këto janë pyetje serioze” – tha Nikos Dendias, ministër i jashtëm i Greqisë.

Ai paralajmëroi një takim me homologen e Shqipërisë Olta Xhaçka.

I pyetur nëse kjo çështje do të ndikojë lidhur me marrëveshjen që do nënshkruajnë në Hagë, Dendias tha se shpreson që  veprimi i autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë të mos përbëjë ndryshim qëndrimi politik.

Beleri është vizuar në paraburgimin e Vlorës nga sekretari i përgjithshëm ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ai erdhi në Shqipëri me urdhër të ministrit Dendias. Sipas tij çështja është mjaft serioze dhe vizita e diplomatit përbën një gjest politik për ta kuptuar këtë nga pala tjetër situatën.

Përgatiti: LEFTION PERISTERI

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share