Ministrja e Gjermanisë për Evropë: Vizat për Kosovën, liberalizohen këtë vit

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit.

Kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann Lührmann, duke shtuar se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para Vitit të Ri.

Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share