Shqipëri: Besimtarët ortodoks festojnë Pashkën

Janullato: Ngjallja e Krishtit vërteton fitoren e së vërtetës ndaj gënjeshtrës

Pashka është dita që besimtarët ortodoks festojnë ngjalljen e Krishtit. Kryepeshkopi Anastas Janullatos tha se gëzimi paskal mbush zemrat e çdo besimtari pas sfidave dhe hidhërimeve. Sipas tij ngjallja e Krishtit i vërteton fitorën e të vërtetës ndaj gënjeshtrës, të jetës ndaj vdekjes.  

Besimatërt ortodoks festojnë Pashkën, festën më të rëndësishme të kalendarit fetar ortodoks. Në mesnatë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt mesha kryesore. Gjatë së cilës kryepeshkopi Anastas Janullatos dha mesazhin e pashkës.

ANASTAS JANULLATOS – KRYEPESHKOPI I KISHES ORTODOKSE

Gëzimi i Pashkës buron brenda dhimbjes së shumëtrajtshme që i kishte paraprirë: tradhtia, mohimi, shpërfillja, vdekja në kryq. Pashka kryqngjallësore të çliron nga çdo lloj hidhërimi: Ngjallja e Krishtit vërteton fitoren e së vërtetës ndaj gënjeshtrës, të dashurisë ndaj urrejtjes, ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen.

Sipas kryepeshkopit gëzimi paskal mbush zemrat e çdo besimtari pas çdo sfide dhe dhimbje.

“Pashka e këtij viti na fton në një betejë të vështirë. Këto vite, veçanërisht muajt e fundit, kanë grumbulluar rreth nesh, por edhe në zemrën tonë, një hidhërim të shumëtrajtshëm: Dhimbje të parrëfyeshme për shkak të fatkeqësisë hekurudhore dhe numrit të madh të të prekurve nga tërmeti tek fqinjët tanë, pikëllim të papërshkrueshëm për shkak të luftës së ashpër në Ukrainë”, tha Anastas Janullatos.

Pashkët ortodokse festohen një javë pas atyre katolike. Kjo ndodh pasi riti ortodoks ndjek kalendarin Julian, të zbatuar nga Jul Cezari në vitin 46 para erës sonë, duke i dhënë vitit 366 ditë në vend të 365.

Gazetare: Ermelinda Hoxhaj

Lexo gjithashtu
Total
0
Share