BIZNESET E VOGLA QË MENAXHOHEN NGA TË RINJTË, GJALLËROJNË ÇARSHINË E SHKUPIT
Berna hapi kafeteri me çejzin e tezes së saj?
Realisht ashtu doli!
Çarshia e Shkupit po ringjallet në këto ditë vere.
Për një kohë të shkurtër janë hapur mbi 15 lokale të cilat po frekuentohen nga të rinjtë e vendit dhe vizitorë të huaj, e më e veçanta e kësaj, sic njofton KlanM, është se këto biznese të vogla menaxhohen nga sipërmarrës të rinj.
Në mesin e tyre është Berna – e vetmja grua që menaxhon një lokal prej vetëm 9 m2.
E përveç se e njohin për portretin në murë me flokët e veçanta, ajo zbuloi për Klan M se filxhanat e espressos i ka nga çejzi i tezes së saj.
Berna këto janë filxhanë special, nuk i kam parë në vend tjetër në Çarshi?
“Realisht me pëlqyen shumë, isha mysafir tek tezja dhe i pashë në dollapin e saj dhe i thash, teze unë këto do t’i marr për espresso dhe më tha këto i kam nga çejzi dhe doli interesant, tha kam dy komplete do t’i jap. Njerëzit vinë dhe fotografojnë pasi shumë janë të vjetër ndoshta janë mbi 40 të vjetër”, tha Berna Musli, sipërmarrëse e biznesit të vogël.
Në pyetjen se sa është e vështirë që e vetme dhe femër të menaxhojë punën që ajo bën, thotë se ndihet e privilegjuar si femër e vetme që ka lokal në Çarshi të Shkupit dhe sidomos kur në lokalin e saj të vogël njofton edhe turist të huaj që vizitojnë çarshinë.
“Siç dëgjova dhe siç e di, jam gruaja e vetme që kam hapur lokal, por ka edhe tjera gra që janë sipërmarrëse në çarshi, apo esnafe që janë në çarshi dhe me vjen mirë që investojnë edhe femra të reja në çarshi dhe duam që çarshia të jetë edhe njëherë vendi atraktiv që ka qenë dikur dhe të mbetet e tillë”, tha Berna Musli.
Berna, për KlanM shton se në lokalin e saj të vogël me pak tavolina punon e vetme por shton se ajo që e bën krenarë janë turistet e huaj dhe të vendit kur bëjnë fotografi me portretin e saj në murë dhe sugjerojnë edhe tjerët që të vizitojnë çarshinë e vjetër të Shkupit.
Ndryshe nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit thonë se vetëm për tre muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 58 mijë e 342 turistë që kanë vizituar Shkupin, ndërsa numri i bujtjeve ishte 106 mijë e 836 turistë./KlanMacedonia