Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.08.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 sanksione, prej të cilave tridhjetë e nëntë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për shoferët e motoçikletave, pesëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar edhe trembëdhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, dymbëdhjetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë masa për tejkalim në mënyrë jo të rregullt, gjashtë masa për mosrespektimin e përparësisë së kalimit…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Lexo gjithashtu
Para qeverisë Bllagojçes i jepet lamtumira e fundit
“Nëqoftëse ilaçI sigurohej më herët Bllagojçe do të ishte gjallë” Me kurore lule qytetarë dhe persona me fibrozë…
09.02.23 16:36
Shaqiri: Nga shtatori nxënësit e Çashkës do të mësojnë në gjuhën shqipe
SHAQIRI SIGURON SE DO TË MBAJ PREMTIMIN 72 nxënësit shqiptar të çashkës që me vite ndjekin mësimin në…
12.03.23 14:17
Ahmeti: Në fushatë dy fjalë të vërteta ia çova Hrtistijan Mickoskit, por pse i mbet hatri nuk e kuptova?!
Ali Ahmeti në fjalimin e tij në koktejin festiv të fundvitit të Bashkimit Demokratik për Integrim, tha se…
23.12.24 18:25