NUK DO TË KETË TOLERIME PËR INVESTIMET KAPITALE NË TË KUNDËRTËN DO TË KETË LLOGARI PERSONALE
Zv kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në emisionin e mbrëmshëm Klan Dbat njoftoi se në mars të vitit 2023 qeveria do të rritë pagën minimale e cila do të arrijë vlerën 19.600 denarë. Sinymi i qeverisë sipas tij është që dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve
”Do synojmë që të rritet paga minimale për shkak se paga duhet të jetë e dinjitetshme. Në mars paga minimale do të jetë 19.600 denarë pagë e cila kur dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve dhe plus tu ngelet dicka” – tha Fatmir Bytyqi.
Sa i përket autostratës Tetovë Gostivar dhe korridorit të 8 Bytyqi bëri të ditur do të fillohen në kohën e duhur ashtu edhe siç është paraparë që në muajn mars do filloj operimi i projektit.
”Në mars do filloj operimi dhe ndërtimi i korridorit 8 dhe 10 D. Autostrada Tetovë Gostivarë së bashku me korridorin 8 do të fillojnë në kohën e duhur” – tha Bytyqi.
Bytyqi njoftoi se nuk do të ketë më tolerime në investimet kapitale në të kundërtën do të ketë llogari personale. /KlanMacedonia/