Bytyqi: Me investimet në turizmin alternativ, Maqedonia e Veriut vendoset në hartën e destinacioneve atraktive turistike

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, mbajti fjalim në manifestimin ku u prezantuan projektet e suksesshme të realizuara të mbështetura në kuadër të Projektit për Konkurrueshmëri Lokale dhe Rajonale, e cila u mbajt në bodrumin e verës “Lazar” në Kavadar.

Zëvendëskryeministri Bytyqi informoi se përveç ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në fushën e mbështetjes së infrastrukturës janë mbështetur edhe 20 shoqata dhe asociacione të tjera, si dhe 20 komuna me projekte që ofrojnë një perspektivë të re në drejtimet në të cilin duhet të zhvillohet turizmi ynë si degë ekonomike, dhe shprehu mirënjohje për Bashkimin Evropian, fondet e të cilit mundësuan realizimin e këtij programi, si dhe për Bankën Botërore në Shkup, e cila luajti rolin e administratorit të mjeteve të ndara nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Maqedonia e Veriut nuk ka det, por ka liqene dhe male të bukura, pasuri kulturore, trashëgimi historike dhe traditë si parakusht për të qenë në hartën e destinacioneve tërheqëse turistike që ia vlen të vizitohen.

“Qeveria do të mbështesë gjithmonë iniciativa të tilla, të cilat do ta bëjnë potencialin tonë turistik ndërkombëtarisht konkurrues për të tërhequr sa më shumë turistë dhe për të promovuar vendin si një destinacion tërheqës turistik. Ne e njohim turizmin rural, turizmin aventurier, të verërave dhe atë alternativ si një mundësi unike për qytetarët tanë, sepse Maqedonia e Veriut ka diçka për të ofruar, dhe këtu do të fokusohemi në ndërtimin e një strategjie të shëndetshme për zhvillimin e kësaj dege ekonomike”, tha Bytyqi dhe konstatoi se

Përfitimet për ekonominë e Maqedonisë nga investimet e bëra në kuadër të projektit. sipas Bytyqit, janë të shumëfishta, duke rritur numrin e turistëve, lokalë dhe turistëve nga e gjithë bota, që rezulton në nevojën për vende të reja pune, mundësi të reja për zhvillim dhe më shumë të ardhura për ekonominë tonë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share