Bytyqi: Drejt pagave dhe pensioneve më të larta, drejt “Një shoqërie për të gjithë” do të shkojmë si patriotë

“Mbrapa meje është Monumenti Përkujtimor, simbol i Kumanovës përparimtare dhe multikulturore, themeli i Maqedonisë së. ASNOM-it. Qyteti i cili në vitin 2015 u trondit nga një tragjedi që ishte pasqyrë e një regjimi që donte të thyente Maqedoninë. Janë kujtime të këqija dhe të cilat na tërheqin vërejtjen për kohë të errëta kur VMRO-DPMNE-ja e mbante shtetin të kapur në errësirë përplot frikë”, thotë Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”. në një video adresim nga Kumanova.

Ai thekson se për shtatë vjet LSDM-ja ndërtonte shoqëri të bashkëjetesës, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektit të diversitetit, ndërsa paralajmëroi se “pasardhësit e regjimit kërkojnë të ngrihen sërish nga hiri, politika e tyre shoviniste sërish parakalon mbi Maqedoninë”.

Bytyqi paralajmëron se me VMRO-DPMNE-në dhe nacionalizmin e tyre ekziston rreziku që shteti të kthehet në periudhën kur kishte përçarje në baza etnike dhe fetare.

“Me VMRO-DPMNE-në dhe nacionalizmin e tyre, mund të kthehemi vetëm në kohën kur artificialisht përpiqeshin të krijonin përçarje dhe ndasi në baza etnike dhe fetare. Në këto zgjedhje parlamentare, çdo votë për ta është një votë për kohëra të ngjashme me ato të regjimit 11-vjeçar. Përkundër tyre qëndrojmë ne LSDM dhe “Koalicioni për Maqedoninë Evropiane”, me të cilët me patriotizëm e jo nacionalizëm do të shkojmë drejt rritjes së pagave, rritjes së pensioneve dhe mbi të gjitha drejt një shoqërie për të gjithë”, thotë Bytyqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share