Buzhala për zgjedhjen e Xhaferit kryeministër: Pesha simbolike është më e madhe se ajo reale

Gazetari Berat Buzhala, duke folur në Klan Kosova për zgjedhjen kryeministër të Maqedonisë së Veriut të Talat Xhaferit, tha se pesha simbolike është më e madhe se ajo reale.

Tutje, ai u shpreh se sllavo-maqedonasit për një kohë të gjatë i kanë shikuar shqiptarët si jo të barabartë.

“Është një emancipimin i sllavo-maqedonasve, avancim i shqiptarëve patjetër. Edhe sikur z.Xhaferi ta kishte mandatin katërvjeçar, unë mendoj se pesha simbolike është më e madhe sesa pesha reale”

“Sllavo-maqedonasit për një kohë të gjatë i kanë shikuar shqiptarët si jo të barabartë. Roli i bashkimit demokratik për integrime edhe i z.Ahmeti, por edhe i z.Xhaferi është masiv”, u shpreh ai.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share