Burri rreh gruan në Bit Pazar – Kërcënon me thikë vëllezërit e saj

Një zënkë familjare është denoncuar të ketë ndodhur të hënën pasdite në Bit Pazar të Shkupit, përcjell KlanM. Sipas njoftimit të MPB-së, rastin në polici e ka paraqitur gruaja 40 vjeçare, sipas të cilës, bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, ndërsa më pas, i ka kërcënuar me mjet të mprehtë edhe vëllezërit e saj.

“Me datë 08.08.2023 në ora 18:15 në SPB Shkup një grua 40 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj H.Sh (48) nga Shkupi në zonën e Bit Pazarit. Sipas njoftimit, ai ka kërcënuar edhe dy vëllezërit e saj me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share