Bundestagu Gjerman: Rezolutë në mbështetje të RMV-së

MBËSHTETJE PËR IDENTITETIN, GJUHËN DHE KULTURËN

Bundestagu gjerman, me shumicë votash të tri partive në pushtet – Socialdemokratët, Liberalët dhe Partia e të Gjelbërve, sic njofton KlanM, mbrëmë votuan Rezolutën me të cilën mbështetet identiteti, gjuha dhe kultura maqedonase në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

Rezoluta nuk u mbështet nga partitë opozitare CDU/CSU të ish-Kancelares Angela Merkel, parti këto që ideologjikisht janë parti simotra me VMRO-DPMNE-në, percjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë prezantimit të draft-Rezolutës para deputetëve, Sekretarja për Evropë në Ministrinë e Jashtme gjermane, Ana Lirman, paralajmëroi se bashkë me kolegë nga Franca dhe Polonia së shpejti do ta vizitojë Shkupin për t`i inkurajuar ndryshimet kushtetuese.

Sipas Lirman, ndryshimi i Kushtetuës nuk cënon identitetin maqedonas.

“Me këtë Rezolutë shprehim respekt të thellë për identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase. Duhet ta kthejmë besimin në BE dhe t`i shfrytëzojmë mundësitë që t`i inkurajojmë partnerët tanë në RMV. Pohimet se ndryshimet kushtetuese do ta cënojnë identitetin janë të gabuara” – tha Ana Lirman, sekretare për Evropë në MPJ të Gjermanisë.

Partitë opozitare gjermane CDU/CSU, sic percjell KlanM, kanë kritikuar shumicën qeveritare, sic thanë, për shkak të ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tyre, ish-Kancelarja Merkel, rajonit I është qasur si tërësi.

Deputeti i socialdemokratëve në pushtet, Josip Juratoviq, ka kërkuar nga partia konservatore CDU që të ndikojnë në partinë e tyre simotër VMRO-DPMNE për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.

Ata, sic percjell KlanM, kanë kërkuar nga Kancelari gjerman, Olaf Sholc që në BE të angazhohet për heqjen e rregullit që vendimet të miratohen me konsensus dhe të zëvendësohet me shumicë të kualifikuar, për shkak se sic thanw, populistët keqpërdorin mënyrën aktuale të miratimit të vendimeve.

Në debat, deputetë të partisë djathtiste AFD, kanë përsëritur qëndrimin se Ballkani Perëndimor nuk e ka vendin në BE. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share