Bundesliga 1 kryesohet nga Union Berlin

Skuadra nga kryeqyteti gjerman debutoi 3 vite më parë në Elitë

Jemi mësuar që vitet e fundit Bundesliga 1 të kryesohet nga Bayern Munchen apo Borussia Dortmund, por këtë sezon aty gjejmë Union Berlin.

Ekipi kryeqytetas që debutoi në elitën e futbollit gjerman 3 vite më parë po befason me ecurinë. Fitorja 1 – 0 në fushën e Stuttgart bën që Union Berlin të udhëheqë i vetëm në kuotën 20 pikëve, 2 më shumë se ndjekësi më i afërt Freiburg dhe 4 më shumë se Bayern e Dortmund.

ë drejtuar nga zvicerani Urs Fischer prej 2018 luajnë edhe në Europa League këtë sezon. Me 6 fitore, 2 barazime, njërin prej tyre ndaj Bayern, dhe 1 humbje deri më tani është surpriza e Bundesliga 1. Union Berlin javën e ardhshme do të ketë një provë të rëndësishme, pasi do të presë Borussia Dortmund.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share