Sanksionohen 102 shoferë vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 102 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 4 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina të paregjistruara.

Nga MPB njoftojnë gjithashtu për 8 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 5 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share