Bujar Osmani: Shpresojmë që sot të arrihet marrëveshja “Ohri 2”

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, thotë se shpreson që sot në mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet marrëveshja “Ohri 2”.

Osmani, në një intervistë për Klan Kosova, tha se Maqedonia e Veriut inkurajonë të dyja palët që të arrijnë marrëveshje sot, njofton Klankosova.tv.

“Ne jemi si delegacion – nikoqir të këtij dialogu për të mundësuar fillimisht kushte për një dialog të mirëfillte dhe për të inkurajuar palët për një zgjidhje me qëllim të stabilizimit të Ballkanit Perëndimor”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të gjithë jemi në shpresë por vendimi do të merret nga palët në tavolinë. Ne shpresojmë që vërtetë do të jetë ditë historike – në atë që po e quajmë Ohri 2 sepse ambientet e njëjta në të cilat është zhvilluar dialogu për marrëveshjen e Ohrit – njëra prej marrëveshjeve më të mira të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukseli”.

“Mbase simbolika se pse është zgjedhur Ohri është kjo, por edhe arsyeja se pse është zgjedhur Maqedonia e Veriut është si mirënjohje për rolin e saj për ruajtjen e stabilitetit në rajon” u shpreh Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share