Bujar Osmani për propozimin e ri francez: Në kornizë shkruan pastër, gjuha maqedonase

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencë për shtyp komentoi propozimin francez, ku potencoi se në kornizë shkruan pastër, gjuha maqedonase.

“Korniza miratohet të njëjtën ditë që ne do të themi po për pakon dhe këtu mbyllet Kushtetuta e procesit të negociatave, ky është dokumenti që neve na lidh më tepër me Bashkimin Evropian, në këtë kornizë shkruan pastër gjuha maqedonase pa asnjë shtesë dhe nga ai moment bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian, fillimisht në procesin e negociatave pastaj me anëtarësimin në BE. Bullgaria dëshironte që ky paragraf për gjuhën të mos ekzistojë fare, të mos qëndrojë fare”, tha mes tjerash Osmani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share