Spasovski: Kallëzim penal edhe për personin që voziti Palevskin nga Serbia në Turqi!

AVOKATI I PALEVSKIT MERRET NË PYETJE NË POLICI

Avokati i Lupco Palevskit, Vasko Stojkov, me të cilin I dyshuari për dy vrasjet makabre, u largua në Beograd më 30 nëntor, është duke u marrë në pyetje në stacionin policor. Sipas Ministrit Spasovski, shërbimet do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

Para disa ditëve, Avokati i Palevskit, siç njofton Klan M, deklaroi se e ka dërguar klientin e tij në Beograd për kontrolle mjekësore, por nuk e kishte ditur se është I implikuar në dy vrasjet. Ai pohoi se është keqpërdorur.

Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se kallëzim penal do të ngritet edhe ndaj shkupjanit i cili dyshohet se e ka dërguar Palevskin nga Beogradi për në Turqi. Atij I është përcaktuar masa e paraburgimit 48 orësh.

“Konform konstatimeve, do të ngritet kallëzim penal edhe kundër tij. Bëhet fjalë për personin me iniciale S.D, I cili nga Prokuroria dyshohet për veprën penale ndihmë kryerësit gjatë veprës penale, e që është arrestuar më 5 dhjetor” – tha Oliver Spasovski.

Vozitësi I dyshuar që është në paraburgim, me makinë “Land Rover” ka dërguar Palevskin në Bullgari e më pas në Turqi. Ai, nga autoritetet e vendit, u kap në vendkalimin Dojran, gjatë kthimit nga Turqia.

Vozitësi I dyshuar, duke vozitur Palevskin drejt Turqisë, në Facebook më 3 dhjetor kishte shpërndarë fotografi

MPB-ja ka ka dorëzuar kallëzim penal për rastin. Katër dyshohen për rrëmbim dhe vrasje, kurse babai I 14-vjecares dyshohet se ka ndihmuar gjatë rëmbimit.

Dy pistoleta janë gjetur në afërsi të Shkupit që lidhen me vrasjet. Është gjetur edhe telefoni I 14-vjecares Vanja Gjorcevska. Ministri Spasovski konfirmoi se Vanja është vrarë me armë zjarri e nuk është ngulfatur sikurse spekulohej. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share