Bujar Osmani: Në 48 orët e ardhshme mund të ndodh një konflikt i madh në Lindjen e Mesme

Kandidati për president, Bujar Osmani sot theksoi se ka marrë informacione se lufta në lindjen e Mesme mund të zgjerohej dhe se bota është para një lufte të tretë botërore.

“Para tre minutave nxora një kumtesë si MPJ dhe paralajmërova njerëzit se në 48 orët e ardhshme mund të ndodhë një konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme dhe u rekomandova të gjithë njerëzve tanë se nëse janë në Lindjen e Mesme diku afër Iranit dhe Izraelit ta lëshojnë menjëherë atë zonë, për shkak se paralajmërimet nga NATO janë se pritet një konflikt i gjerë atje”, paralajmëroi Osmani.

Osmani tha se një konflikt i mundshëm në Lindjen e Mesme së bashku me agresionin rus në Ukrainë, do të thotë se asnjëherë s’kemi qenë më afër të Luftës së Tretë Botërore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Osmani shtoi se armët bërthamore janë bërë temat kryesore dhe, siç thotë ai, këtë nuk e thotë për të trembur njerëzit por për të informuar ato.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share