Bujar Muli apo ndryshe “Herkuli i Kosovës”, njihet si njeriu më i fuqishëm që e ka Kosova. Ai është bërë i famshëm me rekordet e njëpasnjëshme që i ka arritur duke e shfrytëzuar forcën e tij.
Muli, ka folur për sfidën e tij të radhës për të thyer edhe një rekord botëror. Bëhet fjalë për synimin e tij për ta rrëzuar bikun me grusht.
Ai në këtë emision ka thënë se këtë synon ta bëjë pas muajt të shenjtë të Ramazanit, kur edhe do të vijë në Kosovë.
I pyetur për reagimet nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve, Muli tha se paraprakisht do të konsultohet më veterinarë dhe, vazhdon ai, nëse goditja e tij mund ta lërë me pasoja bikun, këtë sfidë do ta anulojë.
“Kur tentojmë me e rrëzu bikun me një të ramë ose dy të ramë, gjithmonë konsultohemi me doktorin e kafshëve apo veterinarin. Do të thotë, veterinarin kemi me e pyet së pari se sa ka mundësi me u dëmtu një kafshë prej një grushti, a ka gjasa me ngordh ose me mbetë e paralizuar. Në momentin që bisedojmë me veterinarin, gjithçka shkon sipas procedurave që ne i kemi. Pa konsultimin e njerëzve adekuat nuk ndërmarrim asnjë veprim. Nuk jemi ne për me i lëndu kafshët”, thotë Muli.