Në Budapest është nënshkruar Marrëveshja për huamarrjen me Hungarinë. Në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, marrëveshjen e nënshkroi Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska.
Sipas saj, huamarrja sigurohet me kushte të volitshme, me afat pagese prej 15 viteve, me grejs-periudhë 3 vite dhe shkallë interesi prej 3.25%.
GORDANA DIMITRIESKA KOÇOSKA – MINISTRE E FINANCAVE
“Vendimi I Qeverisë për ta siguruar huamarrjen e jashtme të planifikuar me Buxhetin për 2024 përmes huasë dypalëshe nga Hungaria, doli si rezultat I kushteve të volitshme dhe kursimeve që I bëjnë në bazë të interesit. Shkallët e interesit, sipas të cilës do ta fitonim këtë shumë në tregun ndërkombëtar është rreth 6% që do të tjotë kursime në nivel vjetor prej 14 milion euro”
Deri në fund të javës pritet që mjetet e huamarrjes të transferohen në llogaritë e vendit dhe të nis realizimi konform planifikimit. Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për realizimin e projekteve kapitale nëpër Komuna.
Kredia hungareze u dakordua nga Kryeministri Mickoski dhe homologu I tij hungarez, Viktor Orban, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Uashington, kurse Ligji për huamarrje u votua në parlament më 17 shtator.
LSDM-ja opozitare huamarrjen hungareze e vlerësoi se projekt korrupsioni që do të paguhet nga brezat e ardhshëm dhe kërkoi që Ligji të miratohet me procedurë të rregullt.
Sipas ish-Zv/Kryeministrit për Cështje Evropiane, Fatmir Bytyqi, çmimin politik që mund ta paguajmë si shtet mund të jetë më e dëmshme dhe më e madhe se sa përfitimet.
Opozita tha se Eksport-Import Banka e Hungarisë para disa muajve ka marrë kredi nga Kina në vlerë prej 1 miliardë euro duke shfaqur dyshime se huamarrja është kineze, kurse Hungaria ndërmjetëse me cka hapet mundësia për ndikim politik nga Kina.
Sipas Kryeministrit Mickoski, paratë nga huamarrja nuk janë kineze, sic pretendon opozita, por mjete që janë marrë nga një vend anëtarë I BE-së.
Edhe Kryeministri hungarez Viktor Orban, I cili më 27 shtator ishte në Ohër, ku u mbajt seanca midis dy qeverive, deklaroi se paratë nuk janë të Kinës.