Kuvend: Nis debati për zgjedhjen e Penovit në krye të Vetëqeverisjes Lokale

KOVAÇEVSKI: ME PENOVIN QEVERIA DO TË BËJË MË SHUMË NË POLITIKAT STRATEGJIKE

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot filloi debatin për zgjedhjen e ministrit të ri të Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov. Kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, duke prezantuar propozimin e tij para deputetëve në seancë plenare, kërkoi mbështetjen e deputetëve për të votuar Penovin për ministër të ri në këtë dikaster, pasi kryeministri është i bindur se me Penovin në fushën e Vetëqeverisjes Lokale, Qeveria do të bëjë shumë më shumë në politikat strategjike edhe në nivel lokal por edhe në atë qendror.  Kryeministri po ashtu, porositi se, para nesh është një periudhë jashtëzakonisht i rëndësishëm, ku duhet të punohet shumë sipas standardeve evropiane dhe në frymën evropiane dhe të sillen vendime, e jo të bëhen kalkulime për rejtingje personale.

“Pres dhe kërkoj që zotëri Risto Penov të sjellë njohuri shtesë, përvojë, përkushtim, vlera njerëzore dhe morale – etike, të sjellë mbështetje të ekipit edhe të resorëve të tij por edhe të të tjerëve. Edhe prej, si edhe prej të tjerëve, kërkoj përkushtim të plotë, bashkëpunim permanent, raport të sinqertë ndaj të gjithëve dhe qasje të ndershme ndaj qytetarëve dhe shtetit. Unë besoj në të dhe për këtë sot e kërkoj mbështetjen tuaj. Sepse, me atë do të bëjmë më shumë dhe më mirë. Për këtë, kërkoj dhe pres mbështetjen tuaj, Risto Penov të jetë ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”,deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, opozita ka kundërshtuar propozimin e kryeministrit, duke thënë se propozimi i tij është me qëllim që të defokusohet vëmendja nga problemet reale me të cilat përballet vendi, si kriza ekonomike dhe energjetike.

“Çfarë është ajo që mund të përmirësoj Penovi në Qeveri? Shteti përballet me kriza në plan energjetik, ekonomik dhe social, kemi dështim total dhe korrupsion në sektorin e sigurisë, ndërsa ju Kovaçevski na propozoni këtu ndërrim të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, gjoja të gjitha resorët janë të mirë, por për momentin resori më i rëndësishëm që duhet të përmirësohet është resori i Vetëqeverisjes Lokale. Sipas cilave kritereve dhe rezultateve Kovaçevski e propozon Penovin me siguri e din ai, por është e udhës që kur e propozon para Kuvendin dhe neve deputetëve, të na i tregojë pritjet nga ai, në çfarë mënyre zgjedhja e tij do ta përmirësoj jetën e qytetarëve dhe ndoshta do të na bind ta votojmë”, deklaroi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Propozimi i Risto Penovit për ministër vjen pasi bashkëpartiaku i tij, Goran Milevski, dha dorëheqje nga funksioni për arsye personale.

Penovi është ish deputet dhe ish kryetar i Qytetit të Shkupit. Ai është njëri ndër themeluesit e Partisë Liberal Demokrate dhe ka qenë kryetari saj./KlanMacedonia/

Gazetare: Teuta Buçi

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share