Bruce Springsteen shtyn turneun muzikor

Shkak për këtë vendim janë bërë problemet shëndetësore të këngëtarit

Këngëtari Bruce Springsteen ka shtyrë datat e mbetura të turneut për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndonëse po rikuperohet nga sëmundja e ulçerës peptike artisti do të vijojë trajtimin mjekësor gjatë pjesës tjetër të vitit duke ndjekur me rigorozitet këshillat e mjekut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në fund të një deklarate të postuar në mediat sociale, Springsteen falënderoi fansat dhe miqtë e tij për mbështetjen,por edhe për urimet për shërim të shpejtë.

Springsteen dhe grupi i tij njoftuan turneun e tyre ndërkombëtar  vitin e kaluar, i cili filloi në Florida në Shkurt dhe  vazhdoi me disa koncerte të tjera në SHBA ndërsa gjatë verës  ata mbajtën disa koncerte edhe në Evropë.

Datat e riplanifikuara, do të shpallen javën e ardhshme. Fansat që nuk do të marrin pjesë në koncertet e riplanifikuara do të kenë 30 ditë kohë për të kërkuar rimbursimin e biletave.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share