Broja një hap larg West Ham

Në Itali të sigurt, sulmuesi kuqezi u la në Londër për të finalizuar transferimin

Armando Broja është pranë kalimit te skuadra e West Ham-it. Në Itali janë të sigurt se sulmuesi kuqezi do të largohet nga Chelsea në këtë merkato vere.

Sipas “Gazzetta dello sport”, fituesit e Ligës ë Konferencës do të paguajnë 35 mln Euro për kartonin e 21-vjeçarit, i cili është lënë në Londër nga trajneri Mauricio Poçetino, me blutë që kanë nisur turin parasezonal në SHBA.

Drejtuesit e klubit anglez nuk e grumbulluan Brojën, pikërisht për të finalizuar akordin me “Çekiçët”.

Trajneri Dejvid Mojes e konsideron sulmuesin kuqezi si afrimin perfekt, që do t’i japë më shumë saktësi ofensivës së West Ham-it.

21-vjeçari u dëmtua më 13 Dhjetor 2022 në miqësore kundër Aston Vilës dhe kanë kaluar 7 muaj. Edhe pse dëmtimi qe i rëndë, në ligamentin e gjurit të djathtë, kjo periudhë kohore është e mjaftueshme për një futbollist të jetë në 100% të gjendjes së tij.

Pas lajmit se nuk do të udhëtonte në SHBA, Broja postoi një foto në Instagram, me mbishkrimin “Durim”.

E duket se ai po pret për të zgjidhur përfundimisht të ardhmen. Shqiptari nuk e ka pritur mirë afrimin e Nikolas Xhekosn nga Vijareali. Ai priste më shumë hapësirë, ndërsa tani do t’i duhet të konkurrojë për një vend titullari.

Te Roma po i ndjekim me vëmendje këto zhvillime, pasi transferimi i shqiptarit te Uest Hami, do t’u mundësojë që të blejnë qendërsulmuesin Gianluca Scamanka, që verdhekuqtë e kërkojnë me ngulm.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share