Ish-çifti kanë një marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes
Britney Spears dhe ish-partneri Sam Asghari janë pranë finalizimit të divorcit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja ish-çifti kanë zgjedhur t’i lënë pas mëritë e së shkuarës dhe të kenë një marrëdhënie të mirë pas ndarjes.
Duke qenë se aktori nuk ka shkelur marrëveshjen paramartesore që kanë nënshkruar, avokatët e tyre e kanë më të lëhtë për zgjidhjen e martesës.
Shkrirja e akullit mes dyshes është konstatuar edhe në rrjetet sociale pasi dyshja kanë vendosur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Në librin e saj më të shitur ‘The Women in Me’ , të cilin e mbaroi së shkruari para ndarjes, artistja e cilësonte modelin një dhuratë nga zoti.
Sam Asghari bëri kërkesë për divorc nga ylli i popit në Gusht pas vetëm një viti martesë ndërsa shkaqet e ndarjes nuk u bënë kurrë publike.
Klan News