Shakira nuk ndalet, paralajmëron projekte të reja

Mediat e huaja shkruajnë se në projektet e reja muzikore do të ironizojë Gerard Pique

Shakira po kalon një periudhë të mrekullueshme në karrierën e saj muzikore.

Menjeherë pas ndarjes nga ish-futbollisti Gerard Pique këngëtarja e njohur ja doli të realizojë një sërë hitesh të dashura për publikun.

Megjithatë, në projektet e fundit muzikore Shakira shpeshherë ka thumbur ish-partnerin e saj dhe mesa duket nuk do të ketë të ndalur edhe në të ardhmen.

Shakira pranoi se për momentin është shumë e përkushtuar  ndaj punës së saj dhe po e përdor dhimbjen e shkaktuar nga lidhja e saj e fundit si frymëzim për të prodhuar këngë të reja.

Artistja tregoi se ka përgatitur hite të reja që nuk do ta lënë në  hije Gerard Pique.

Ajo ka shpjeguar edhe pse ka vendosur të ironizojë ish-partnerin e saj në projektet muzikore. “Më thanë: “Ndrysho tekstin se nuk ja del dot dhe unë u përgjigja se nuk jam diplomate e Kombeve të Bashkuara.”

Ndër të tjera këngëtarja ka shpjeguar se zhvendosja nga qyteti i Barcelonës për në Miami të SHBA-së ishte vendimi më i mirë që kishte marrë në jetën e saj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share