Brigitte Macron kërcen si adoleshente, Macron i jep një puthje

Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron ka treguar aftësitë e saj në kërcim para kamerave në “Festivalin e Muzikës” të përvitshëm që mbahet në Elysee.

Brigitte e buzëqeshur dhe e veshur shumë elegante, ka lënë pas vitet e moshës  dhe ka shijuar tingujt e muzikës sikur të ishte një 17-vjeçare.

Duke parë Zonjën e Parë duke kërcyer pa pushim, të ftuarit e inkurajuan me duartrokitjet e tyre. Dhe po aq i bukur ishte edhe reagimi i presidentit, Emmanuel Macron. Ai nuk i kërkoi që të “qetësohej” e të ndiqte kornizat e protokollit, përkundrazi. Presidenti i dha një puthje që e miratoi kërcimin e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share