Breshëri raketash në Kiev, viktima dhe të plagosur

Ushtria e Ukrainës fiton terrenin në qytetin e Bakhmutit

Familjet e ushtarëve rusë vajtuan të dashurit e tyre gjatë inagurimit të memoralit në Bakhchisaray, Krime. Emrat e 17 ushtarëve të rënë në luftë, u gdhendën në një pllakë të zezë ku shkruhej “Heronjtë tanë”.

Pas më shumë se një vit lufte mendohet se të paktën 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë dhe plagosur.
Sulmet e ushtrisë ruse vijuan nga ajri në Kiev për herë të nëntë brenda muajit. Tymi i zi mbushi qiellin mbi Kiev ndërsa mbeturinat e raketave të rrënuara që binin nga ajri shkaktuan disa dëme materiale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ukraina rrëzoi 29 nga 30 raketat e lëshuara nga Rusia gjatë natës, por një person ka humbur jetën ndërsa 2 të tjerë u plagosën në qytetin port të Odesës.

“Të gjitha objektivat mbi Kiev u rrëzuan,” tha gjenerali Valeriy Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, në një deklaratë në Telegram.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet qendrore-perëndimore të Vinnytsia, Khmelnytsky dhe Zhytomyr. Sulmet ruse vijnë në një kohë kur ushtria e Ukrainës ka bërë përparime në qytetin e Bakhmutit. Javën e kaluar, Kievi ka thënë se ka rritur presionin mbi trupat e Moskës në veri dhe jug të Bakhmutit.

Trafiku hekurudhor është pezulluar midis Simferopol, kryeqyteti i gadishullit të Krimesë, dhe qytetit të Sevastopolit, pasi një tren mallrash që transportonte grurë doli nga shinat.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share