Rusia mohon sulmin mbi Poloni

Rusia ka mohuar raportimet se raketat e saj kanë goditur shtetin polak në kufi me Ukrainën.

Ka qënë Ministri i Mbrojtjes së Rusisë që ka mohuar përfshirjen e Rusisë në këtë ngjarje.

“Nuk ka pasur sulme në objektiva pranë kufirit shtetëror mes Ukrainës dhe Polonisë”, ka thënë ministri rus, përcjell Klan Macedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka thënë se terrori rus në kufinjtë e Ukrainës nuk ka fund, duke shtuar se kanë qënë raketat ruse që kanë goditur fshatin polak në kufi me Ukrainën.

Ndërkaq, autoritetet polake ende nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për raketa ruse./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share