Një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshër rreth mesditës ka goditur Ohrin, Strugën dhe rrethinën, përcjell KlanM.
Nganjëherë, siç raportohet, breshëri ka pasur madhësinë e një arre, gjë që ka shkaktuar dëme, veçanërisht në pemët frutore dhe të mbjellat.
Stuhia, e cila zgjati për rreth gjysmë ore, zbrazi rrugët në të gjithë qytetin, raporton AMI.
Rrjeti i kanalizimeve të qytetit nuk mundi të mbante të gjithë ujin, i cili filloi të derdhej nga pusetat.
Kryetari i komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, ka thirrur mbledhjen e shtabit komunal të krizës për shkak të stuhisë.
Nuk dihet se çfarë masash janë duke ndërmarrë nga Komuna e Strugës./KlanMacedonia