Akuza për ndërprerje të pagesës së antarësimit, MM-ja kërkon bashkimin e sindikatave

MINISTRIA E MBROJTJES DHE SINDIKATA

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionist, Aleksandar Naskovski, akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se ka ndërprerë pagesën e anëtarësisë së sindikatës dhe në atë mënyrë, pamundëson veprimtarinë dhe organizimin sindikal.  Ai tha se, me këtë shkelet marrëveshja kolektive e Ministrisë së Mbrojtjes, ligji për marrëdhënie pune dhe konventat e nënshkruara nga shtetit me Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

“Ministrja e Mbrojtjes deklaroi publikisht se, anëtarësia është ndërprerë nga ana e sektorit të financave në Ministrinë e Mbrojtjes, por nuk ka treguar se, pikërisht ata qëllimisht janë vënë në huti me procedurat e paligjshme të 7 personave të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët kanë bërë falsifikim dhe përfaqësohen rrejshëm dhe për të cilët, sindikata ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike. Për këtë, i bëjmë thirrje Prokurorisë publike – Shkup të reagojë shpejtë dhe të shqyrtohet kallëzimi penal kundër këtyre personale të cilët kanë bërë kaos në Ministrinë e Mbrojtjes” – tha Aleksandar Naskovski, kryetar i SPUP.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndaj këtyre akuzave është përgjigjur Ministria e Mbrojtjes prej ku kanë sqaruar se, në maj të vitit 2023, kryetari i Sindikatës Multietnike për Arsim e informoi Ministrinë e Mbrojtjes se, Naskovski është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Sindikatës Pavarur e Ushtarëve Profesionistë – degë e Sindikatës Multietnike për Arsim. Në muajin nëntor Ministria e Mbrojtjes është informuar se kryetar i ri i këtij sindikata është Zoran Pavlovski. Ndërkohë, Naskovski ka formuar një sindikatë të re, me të njëjtin emër si sindikata e mëparshme dhe ka dorëzuar një xhiro llogari të re për organizatë sindikale me të njëjtin emër si person i ri juridik.

“Kjo situatë krijoi paqartësi dhe dyshime te zyrtarët përgjegjës për pagesën, të cilët iu drejtuan dy sindikatave me kërkesën për të konfirmuar anëtarësimin e tyre. Pas kësaj, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Zoran Pavlovski dorëzoi listën e anëtarëve dhe konfirmoi se ata janë ende anëtarë të atij sindikata, ndërsa Aleksandar Naskovski ende nuk ka dorëzuar listën e konfirmuar të anëtarësimit” – thonë nga ministria e Mbrojtjes.

Më tej në reagim thuhet se, ministrja Petrovska mban dialog të rregullt me të gjitha sindikatat e regjistruara me të cilat zgjidhen të gjitha çështjet dhe asnjë çështje nuk është injoruar. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share