Disa fshatra të Pollogut janë përfshir të Dielën nga stuhi të forta. Breshëri rrezikoi prodhimet bujqësore në fshatin Xhepcisht, sidomos për grurin i cili është pranë sezonit të korrjes. Nga ajo që regjistroi kamera e tv Klan Maqedoni, shihen dëmtimet nga stuhia e fortë që shkaterroi prodhimin dhe mundin e bujqëve.
Dje rreth ores 15:30 ka pasur vërshime të mëdhaja breshër, shi dhe stuhi të forta. Ka bërë shumë dëme të mëdhaja. Dëmet janë të mëdhaja, diku rreth 20 ton Bostan janë dëmtuar.
I gjithë fshati që merret me bujqësi ka dëme të mëdhaja, si me misrin, patatet dhe bostan.
Do të marim masa dhe do të kërkojmë ndihmë nga institucionet, do të paraqitemi në Komunë për ndihmë. Ja, siç e shikoni, misri, shalqiri të gjithë janë të shkatëruara-Muhamer Zendeli
Kjo situatë për shumë bujqë ishte një katastrofë financiare pasi puna e palodhshme u zhduk për pak orë thotë Vullnet Selmani.
Në fushtat e pollogut rreshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për bujqit, për shumë bujq kjo ishte një katastrofë financiare pasi investimet e tyre një vjeçare janë zhdukur brenda pak orësh. Në këtë situatë është e nevojshme mbështetja nga autoritetet dhe institucionet relevante për të ndihmuar bujqit në rikuperimin e dëmeve dhe të rikthehen në gjendje normale.
Stuhia e befasishme si pasojë e rreshjeve intensive të shiut dhe stuhive të forta ka shkaktuar dëme të shumta në të gjithë vendin dhe rajonin e Pollogut. /tvklan.mk/