Breidablik nga Islanda shënoi fitore minimale në ndeshjen e parë të play off-it kundër ekipi Struga trim Lum në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Bilajnini Izvori” në Ohër, para afro 1500 shikuesve. Ndeshja kthyese zhvillohet më 31 gusht, në Islandë.
Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje mjaft interesante ku të dyja skuadrat luajtën lojën sipas këshillave të trajnerëve të tyre. Rastin e parë kishin mysafirët kur Olson në vend rrjetit e godet shtyllën , e njëjta gjë ndodhi edhe Besrat Ibraimi disa minuta më pas. Në minutën e 28, Bunjamin Shabani shënon gol, por pas konsultimit me sistemin VAR, referi anuloi golin shkaku i faullit.
Në minutën e 35 pas një akcioni të bukur të ekipit mysafirë Gunnlaugsson shënoi për epërsi 0-1. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
Golashënues: 0-1 Hoskuldur Gunnlaugsson (35’)
Stadium: “Biljanini Izvori” në Ohër
Refer: Damian Sylwestrzak (Poloni)
Shikues: afro 1500
Struga Trim Lum: Qosevski, Neziri, Radiq, Krivanjeva. Maliqi (Jahja), Bojku, Ukpa, Zguro, Shabani, Mazrekaj (Jaroviq), Ibraimi
Trajner: Shpëtim Duro
Breidablik: Einarsson, Gunniaugsson, Miminoviq, Margiersson, Ingvarsson, Ludvikson, Sigurjonsson, Eyjlfsson, Svanthersson, Steindorsson, Olsen
Trajner: Oskar Hrafn Thorvaldsson