Bregdeti i Kroacisë i mbuluar me naftë

Derdhja e naftës ende mister në bregdetin e koracisë

Ekipet e punëtorëve të veshur me pantallona të gjera të bardha dhe doreza blu po përdorin mjete të teknologjisë së fundit, për të pastruar naftën e hedhur në mënyrë misterioze në breg vitin e kaluar përgjatë rreth gjashtë km të bregdetit verior të Kroacisë.

Edhe pas një viti ende mbetet mister se kush e hodhi naftën në ujrat kroate, e cila tanimë është lehtësisht e identifikueshme në shkëmbinjtë dhe plazhet e egra pranë qytetit të Pulës.

“Do të ketë një problem sepse kjo papastërtia vazhdon të jetë prezente vazhdimisht, megjithëse në sasi më të vogla. Do të ketë një problem me turizmin, kur të mbërrijnë turistët nga e gjithë bota sepse mund të largohen për shkak të ndotjes”, thotë një banor.

“Bregdeti është i ndotur, një pjesë e madhe është pastruar, sezoni turistik po afron dhe turistët do të mund të vijnë, por ka ende shumë punë. Për mua është e pabesueshme që pas kaq muajsh ende nuk dihet se kush e ka fajin. Nëse duhet të bëjmë çdo vit të njëjtën gjë, është e patolerueshme dhe duhet parandaluar”, tha Silvia Buttignoni, drejtuese e organizatës Natura Histrica.

Turizmi përbën 20% të ekonomisë së Kroacisë, e cila sapo ka filluar rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit. Pastrimi, në të cilin po marrin pjesë edhe mbrojtja civile, zjarrfikës dhe vullnetarë, ka nisur prej muajsh.

Kjo nuk është hera e parë që nafta ka dalë në breg dhe njerëzit ende kërkojnë një përgjigje nga autoritetet për të kuptuar shkakun. Ministria e Mjedisit ka bërë të ditur se hedhja e naftës nuk ka dëmtuar kafshët dhe bimët.

Mirko Radoloviç, kreu i departamentit rajonal për zhvillimin e qëndrueshëm, tha vetëm se grumbujt e naftës kishin dalë nga deti, duke prekur deri në gjashtë km vijë bregdetare të pabanuar pranë fshatit Liznjan.

“Afërsisht pesë deri në gjashtë kilometra vijë bregdetare, është e mbuluar me naftë, por më së shumti është bregdeti që nuk është i populluar, është një bregdet natyror. Këto janë sigurisht shpenzime të mëdha për ne si Qarku i Istrias dhe për këtë arsye ne po gjejmë një mënyrë për të siguruar mjetet me teknologji”.

Reuters raporton se ndotja mund të këtë ardhur edhe për shkak të termocentralit afër Rijekës, i cili ksihtë pësuar një defekt teknik më parë në nëntor të vitit të kaluar. Por këto pretendime nuk janë konfirmuar dhe kompania nuk dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share