Këshilli Kombëtar: PD do të hyjë në koalicion në zgjedhjet vendore të 14 Majit

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar që partia të hyjë në zgjedhjet vendore të 14 Majit përmes koalicionit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme. Përmes këtij votimi, mandatohet Kryesia e Partisë Demokratike për të formuar koalicionet për zgjedhjet vendore.

Pika e parë në mbledhjen e sotme ishte ajo për të hyrë në zgjedhje, që u ra dakord unanimisht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Pika e dytë ishte se si do të hyhet në këto zgjedhje. Pati dhe ide tek-tuk për të patur një lloj kombinimi të dy variuanteve, koalicion dhe diku ndonjë kandidat i pavarur. Këshilli mori vendim që do të hyhet me koalicion. Kjo parti do të hyjë në zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet e 14 Majit”, tha deputeti Edi Paloka pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.

Për emrin e koalicionit nuk ka ende një vendim.

“Jani disa parti me të cilat ne kemi marrëveshje. Partia e Lirisë, PBDNJ dhe gjithë partitë që kemi pasur në koalicion me të cilat do të diskutohet. Akoma nuk është vendosur emri i koalicionit”, shtoi Paloka.

Ky vendim vjen dy ditë pas vendimit të Apelit që riktheu për gjykim nga e para në Shkallën e Parë çështjen e vulës së PD. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share