Brazil: Gripi i shpendëve, shpallet emergjenca shëndetësore

Në këtë shtet janë zbuluar 8 raste me virusin shumë ngjitës H5N1

Qeveria e Brazilit ka shpallur gjendjen e emergjences shëndetësore për shkak të zbulimit të rasteve me gripin e shpendëve.

Shtatë raste janë zbuluar në shtetin Espirito Santo ndërsa  një tjetër është zbuluar në Rio de Zhaneiro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shpallja e emergjencës shëndetësore mund të jetë efikase në izolimin e përhapjes së mëtejshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar autoritet braziliane të monitorjmë situatën për të parandaluar që virusi H5N1 të mos infektojë njerëzit, pasi shpesh herë ai pëson mutacion.

Ende nuk dihet nëse rastet e konfirmuara me gripin e shpendëve do të prekin industrinë e përpunimit të mishit. Zakonisht  një rast i gripit të shpendëve në një fermë rezulton në ngordhjen e të gjithë tufës dhe mund të shkaktojë kufizime tregtare nga vendet importuese.

Brazili është  eksportuesi më i madh në botë i mishit të pulës me 9.7 miliardë dollarë në shitje në vitin 2022.

OBSH prej ditësh ka fokosuar politikat e saj në Brazil. Ky shtet cilësohet si potencialisht përhapës I mundshëm I një pandemia të ardhshme. Kjo për shkak të shpyllëzimit fenomen që ka ndikuar tek levizjet massive të lakuriqeve të natës. Ata janë mbartësit kryesor të viruseve që mund të përhajen edhe tek njerëzit.

Prandaj OBSH I ka kërkuar të gjitha vendeve anëtare të aplikojnë reformën e nevojshme dhe të rrisinin financimet për parandalimin e pandemive të mundshme./KlanNews

GAZETARE: XHUANA LIKA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share